Irani thotë se është arritur një “mirëkuptim” me SHBA-në, por marrëveshja nuk është e afërt - Gazeta Express
string(88) "irani-thote-se-eshte-arritur-nje-mirekuptim-me-shba-ne-por-marreveshja-nuk-eshte-e-afert"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 11:07

Irani thotë se është arritur një “mirëkuptim” me SHBA-në, por marrëveshja nuk është e afërt

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 11:07

Një “shkallë mirëkuptimi” është arritur me Shtetet e Bashkuara për shumë çështje, por një marrëveshje nuk është e afërt, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, raporton CNN.

“Nuk ka asnjë garanci ‘whatsoever’ që Shtetet e Bashkuara do t’u përmbahen zotimeve të tyre”, tha Baghaei në një konferencë për shtyp në Teheran.

Zëdhënësi tha se programi bërthamor i Iranit nuk është pjesë e diskutimeve në këtë fazë dhe përsëriti kërkesën e Teheranit që lufta të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Irani kërkon t’i shtyjë negociatat mbi specifikat e programit të tij bërthamor deri sa të shpallet zyrtarisht fundi i luftës.

Baghaei tha se Teherani ka parë vazhdimisht ndryshime në pozicionet e administratës Trump.

“Brenda vetëm disa orësh hasni pozicione krejtësisht të ndryshme, dhe në shumë raste kontradiktore”, tha ai, duke shtuar se kjo “krijon probleme për çdo proces negociues”.

Ai refuzoi ta përshkruante planin e Iranit për ta monetizuar Ngushticën e Hormuzit si një tarifë kalimi, duke e karakterizuar atë në vend të kësaj si pagesa për “shërbime” që do të ofrohen, përfshirë navigimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Çdo vend i përgjegjshëm do ta mirëpriste krijimin e një mekanizmi të besueshëm dhe të parashikueshëm për menaxhimin e tranzitit dhe navigimit përmes Ngushticës së Hormuzit”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement