Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Serbi së fundmi, ku ringu u shndërrua në dhunë masive.
Kik-boksieri grek Giannis Tsoukalas u rrah pamëshirshëm pas një fitoreje që e arriti në Serbi.
Njëri prej shokëve të tij të skuadrës, Pavlos Kochliaridis ishte dëshmitare i skenave të frikshme, ndërsa i përshkroi këto skena si më të këqijat në jetë.
Pas “fightsports.gr”, ai tha se u rrahën pa mëshirë nga mbi 100 vetë, që hynë në ring, ndërsa shtoi se ka dëgjuar se njëri prej tyre mbante edhe thikë në dorë, përcjell “Gazeta Express”.
Kochliaridis, një nga luftëtarët e suksesshëm dhe me përvojë, ndihet me fat që ky incident përfundoi pa viktima pasi ishte rrezik që të kishte të tilla në Novi Pazar.
Kik-boksierigrek, Giannis Tsoukalas e rrëzoi kundërshtarin Vahid Kitsarasin në luftën për titullin botëror profesionist të WKU në -67 kg dhe më pas plasi sherri e dajaku.
Në videot e publikuara shihen shumë njerëz që e pushtojnë ringun për ta sulmuar Tsoukalas dhe ekipin e tij.
Madje, njëri prej atyre që e godet garuesin grek është pikërisht vëllai i kundërshtarit të tij, Vahid Kitsaras. /Gazeta Express