Franco Foda i uron gjithë shqiptarët e Kosovës: Ju dëshiroj një vit të ri me shëndet dhe lumturi - Gazeta Express
string(95) "franco-foda-i-uron-gjithe-shqiptaret-e-kosoves-ju-deshiroj-nje-vit-te-ri-me-shendet-dhe-lumturi"

Futboll

Gazeta Express

30/12/2025 18:00

Franco Foda i uron gjithë shqiptarët e Kosovës: Ju dëshiroj një vit të ri me shëndet dhe lumturi

Futboll

Gazeta Express

30/12/2025 18:00

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë një urim të veçantë, në mbyllje të vitit 2025.

Trajneri gjerman i kombëtares dardane ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka thënë se iu dëshiron të gjithëve një vit 2026 me shëndet dhe mbarësi.

“I uroj të gjithë punëtorët e Federatës, të gjithë tifozët e kombëtares, të gjithë përfaqësuesve të mediave dhe të gjithë popullit të Kosovës një vit të ri 2026 me shëndet dhe lumturi. Ju faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, thuhet në urimin e Fodës.

Franco Foda dhe të besuarit e tij do të rikthehen në aksion në muajin mars, për ndeshjen e “play-offit” të Botërorit 2026, ndaj Sllovakisë në Bratisllavë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement