Reali e gjen ‘zëvendësuesin’ e Courtoisit te klubi ku luan Arbër Zeneli - Gazeta Express
string(69) "reali-e-gjen-zevendesuesin-e-courtoisit-te-klubi-ku-luan-arber-zeneli"

Futboll

Gazeta Express

30/12/2025 17:00

Reali e gjen ‘zëvendësuesin’ e Courtoisit te klubi ku luan Arbër Zeneli

Futboll

Gazeta Express

30/12/2025 17:00

Real Madridi ka identifikuar lojtarin 19-vjeçar suedez të Elfsborgut, Simon Eriksson, si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Thibaut Courtois, i cili do të mbushë 34 vjeç pas disa muajsh.

Portieri, produkt i akademisë së Elfsborgut, raportohet se ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin vendas.

Mediat spanjolle raportojnë se plani i Real Madridit është të monitorojë zhvillimin e Erikssonit dhe potencialisht ta sjellë në Madrid kur të konsiderohet gati për sfida të mëdha.

Kontrata e tij me klubin suedez është e vlefshme deri në fund të vitit 2029, ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” është 500 mijë euro.

Eriksson ende nuk është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Suedisë.

19-vjeçari momentalisht është bashkëlojtar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin dhe me vëllain e tij që përfaqëson Suedinë, Besfortin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement