Reali interesohet për Schlotterbeckun, Dortmundi ia cakton çmimin ‘marramendës’ - Gazeta Express
string(76) "reali-interesohet-per-schlotterbeckun-dortmundi-ia-cakton-cmimin-marramendes"

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 18:00

Reali interesohet për Schlotterbeckun, Dortmundi ia cakton çmimin ‘marramendës’

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 18:00

“Bild” raporton se Real Madridi është klubi i radhës që ka shfaqur interes për mbrojtësin qendror të Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck.

Situata kontraktuale e 26-vjeçarit te klubi gjerman është ende larg zgjidhjes dhe kjo ka bërë që disa nga klubet më të mëdha të Europës të tregojnë interes për mbrojtësin e Dortmundit, përfshirë Bayern Munich dhe Barcelona.

Real Madridi është ekipi i radhës që po monitoron situatën, pasi kontrata e Antonio Rüdiger skadon verën e ardhshme në kryeqytetin spanjoll dhe do të nevojitej një zëvendësues.

Megjithatë, më herët është raportuar se “Die Schwarzgelben” do të ishin të kënaqur ta humbnin Schlotterbeckun si lojtar të lirë në vitin 2027, kur i skadon kontrata, sesa ta shesin më herët.

Nëse detyrohen ta shesin, atëherë Dortmundi do të kërkojë të paktën 70 milionë euro për mbrojtësin.

Raportimet nga Spanja kishin sugjeruar se Real Madridi do të ofronte një marrëveshje shkëmbimi për Schlotterbeckun, që do të thoshte se do të paguanin vetëm 30–35 milionë euro, duke dërguar njëkohësisht në Gjermani mbrojtësin Diego Aguado dhe sulmuesin Gonzalo Garcia.

Por kjo ofertë është shumë e ulët për Sebastian Kehl, kur bëhet fjalë për një nga lojtarët kryesorë të ekipit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement