Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime - Gazeta Express
string(91) "pasimi-i-gjimshitit-i-solli-3-pike-interit-trajneri-e-perqafova-sepse-nuk-i-ben-keto-gabime"

Sport

Gazeta Express

29/12/2025 8:40

Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime

Sport

Gazeta Express

29/12/2025 8:40

Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në minutën e 65-të, ndërsa Lautaro Martinez përfitoi nga kundërsulmi i krijuar.

Trajneri i Atalantës tha fjalën e tij pas ndeshjes. Rafaele Paladino deklaroi:

“Në fund të ndeshjes e përqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bën këto gabime. Janë episode që ndodhin dhe nuk mund ta fajësoj.

Kemi gabuar në zgjedhjet përfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai i Samardziç. Kundër këtyre skuadrave duhet t’i shfrytëzosh rastet sepse nuk të japin shumë”, u shpreh trajneri i Atalantës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement