Ronaldo flet pasi u nderua me çmim nga “Globe Soccer” - Gazeta Express
string(51) "ronaldo-flet-pasi-u-nderua-me-cmim-nga-globe-soccer"

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 21:40

Ronaldo flet pasi u nderua me çmim nga “Globe Soccer”

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 21:40

Cristiano Ronaldo sonte ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga “Globe Soccer”.

Në edicionin e 16-të të ndarjes së çmimeve nga kjo organizatë, edhe Cristiano Ronaldo u nderua për arritjet e tij gjatë vitit 2025.

Ronaldo e fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme”, çmim që iu dha nga “Globe Soccer”.

Pasi e fitoi këtë çmim, foli edhe vetë Cristiano Ronaldo.

“Një moment i veçantë për ta mbyllur vitin. Vazhdoj me të njëjtin pasion, përkushtim dhe uri si gjithmonë për të arritur objektivat e mia. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur këtë vit!”, tha Ronaldo.

Ronaldo shënoi 41 gola gjatë vitit 2025 me klubin e tij, Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë.

Në përgjithësi, Ronaldo ka shënuar 956 gola në karrierë, duke vazhduar fuqishëm drejt rekordit prej 1000 golave, si 40-vjeçar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement