Probleme për Egjiptin në AFCON: gjobë dhe ultimatum nga CAF - Gazeta Express
string(58) "probleme-per-egjiptin-ne-afcon-gjobe-dhe-ultimatum-nga-caf"

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 17:05

Probleme për Egjiptin në AFCON: gjobë dhe ultimatum nga CAF

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 17:05

Egjipti e nisi me fitore Kupën e Afrikës 2025, por suksesi ndaj Zimbabvesë është shoqëruar me një ndëshkim nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF).

Skuadra e drejtuar nga Hossam Hassan është gjobitur me 5 mijë dollarë dhe ka marrë një paralajmërim të fortë për shkelje të rregullave pas ndeshjes.

Shtatë herë kampionët e Afrikës përmbysën rezultatin në sfidën e parë të Grupit B, duke fituar 2-1. Pas një pjese të parë të dominuar, ku zotëruan afro 80 për qind të topit, egjiptianët u ndëshkuan befas dhe shkuan në pushim në disavantazh pas golit të Prince Dube.

Në pjesën e dytë, Omar Marmoush barazoi shifrat, ndërsa Mohamed Salah realizoi golin e fitores në minutat e fundit, duke konfirmuar rolin e liderit të skuadrës.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, delegacioni egjiptian nuk respektoi detyrimet mediatike, duke shmangur kontaktin me gazetarët.

Sipas raportimeve, lojtarët dhe stafi teknik kaluan pa dhënë asnjë deklaratë, çka përbën shkelje të rregullores së CAF-it.

Për këtë arsye, CAF vendosi një gjobë financiare dhe i dërgoi një paralajmërim të qartë Egjiptit, duke theksuar se sanksionet do të ashpërsohen në rast përsëritjeje, veçanërisht pas ndeshjes së ardhshme ndaj Afrikës së Jugut.

Konfederata Afrikane e Futbollit rikujton se komunikimi me median është një pjesë thelbësore e organizimit të turneut dhe ndikon drejtpërdrejt në imazhin e futbollit afrikan. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement