"Picasso i futbollit”, shuhet në moshën 72-vjeçare - Gazeta Express
string(47) "picasso-i-futbollit-shuhet-ne-moshen-72-vjecare"

Futboll

Gazeta Express

25/12/2025 16:53

“Picasso i futbollit”, shuhet në moshën 72-vjeçare

Futboll

Gazeta Express

25/12/2025 16:53

Legjenda e Nottingham Forest, John Robertson, i cilësuar si “një artist, Picasson e lojës sonë”, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Edhe pse u bë i pavdekshëm me sukseset historike të Forest, kujtimi i tij më i dashur ishte realizimi i ëndrrës së fëmijërisë: shënimi i golit kundër Anglisë në Wembley me Skocinë.

Në vitin 2013, Robertson pësoi një atak në zemër, çka e detyroi të linte duhanin, ndërsa më vonë u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përballoi sëmundjen me dinjitet deri në fund, duke deklaruar për The Times: “Nuk ndihem i sëmurë. Duhet të luftosh dhe të vazhdosh përpara. Nuk jam nga ata që ankohen.”

Robertson mbetet një figurë e paharrueshme e futbollit europian, simbol i talentit, karakterit dhe dashurisë për lojën. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement