Prishtina vazhdon ndjekjen ndaj Ballkanit, Ferizaj e mposht Llapin - Gazeta Express
string(65) "prishtina-vazhdon-ndjekjen-ndaj-ballkanit-ferizaj-e-mposht-llapin"

Futboll

Gazeta Express

20/12/2025 14:59

Prishtina vazhdon ndjekjen ndaj Ballkanit, Ferizaj e mposht Llapin

Futboll

Gazeta Express

20/12/2025 14:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës. 

Prishtina fitoi në kryeqytet, duke vazhduar ndjekjen ndaj Ballkanit, derisa edhe Ferizaj mori fitore. 

Kryeqytetasit fituan me rikthim ndaj Drenicës, me shifrat prej 2-1. 

Drenica kaloi e para në epërsi, në minutën e 32-të me anë të Chacon. 

Kështu u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën Prishtina shënoi dy herë për fitoren prej 2-1, me golat e Ramiz Bytyqit dhe Mario Ilievskit. 

Në Ferizaj, klubi me të njëjtin emër fitoi minimalisht ndaj Llapit. 

Ishte Ferizaj që doli i pari në epërsi, me golin e Betim Haxhimusës. 

Për barazim shënoi Arbër Bytyqi. 

Megjithatë, Ferizaj shënoi prapë në minutën e 95-të, sërish Haxhimusa. 

Prishtina shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Ballkani. Drenica mbetet e teta me 20 pikë. 

Ferizaj i afrohet Drenicës në dy pikë, nga vendi i nëntë. Llapi është i shtati me 21 pikë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement