Kuqezinjtë nga Tetova u mposhtën 1-0 nga AEK Larnaca në ndeshjen e zhvilluar në Qipro. Kampionët e Maqedonisë së Veriut u detyruan të luanin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Latifit në minutën e 53’.
Vendasit shfrytëzuan avantazhin numerik dhe në minutën e 83’, Angielski shënoi golin e fitores.
Edhe pse pësuan humbjen, Shkëndija siguroi vendin e 23-të në grup, duke siguruar kështu kualifikimin historik në fazën e play-off të Ligës së Konferencës. /GazetaExpress