Fitime rekord, Drita siguron mbi 1.2 milion euro nga Liga e Konferencës pas kualifikimit në play-off - Gazeta Express
string(99) "fitime-rekord-drita-siguron-mbi-1-2-milion-euro-nga-liga-e-konferences-pas-kualifikimit-ne-play-off"

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 23:15

Fitime rekord, Drita siguron mbi 1.2 milion euro nga Liga e Konferencës pas kualifikimit në play-off

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 23:15

Pas kualifikimit historik në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës, Drita ka arritur të sigurojë gjithsej 1.266.000 euro nga pjesëmarrja në këtë kompeticion evropian.

Shuma përbëhet nga dy fitore që kanë sjellë 800.000 euro, dy barazime që kanë shtuar 266.000 euro, dhe kualifikimi për play-off që i ka dhuruar skuadrës edhe 200.000 euro të tjera, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse Drita u mposht në ndeshjen e fundit nga Rayo Vallecano me rezultat 3-0, skuadra gjilanase siguroi kualifikimin në fazën “playoff” nga vendi i 20-të, me 8 pikë gjithsej.

Ky sukses përbën një moment historik për klubin, duke shënuar herën e parë që Drita arrin fazën e play-offit në një kompeticion evropian.

Play-offi pritet të zhvillohet me dy ndeshje, ku Drita së shpejti do të mësojë edhe kundërshtarin e saj. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement