Man.City kalon pa probleme Brentfordin dhe siguron gjysmëfinalen e Carabao Cup - Gazeta Express
string(78) "man-city-kalon-pa-probleme-brentfordin-dhe-siguron-gjysmefinalen-e-carabao-cup"

Sport

Gazeta Express

17/12/2025 22:29

Man.City kalon pa probleme Brentfordin dhe siguron gjysmëfinalen e Carabao Cup

Sport

Gazeta Express

17/12/2025 22:29

Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi mposhti Brentfordin me rezultat të pastër 2-0, duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Skuadra e Pep Guardiolës gjeti golin e epërsisë në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki shfrytëzoi një top të larguar nga mbrojtja dhe me një goditje të fuqishme nga distanca e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës, për 1-0.

Brentford kishte shansin më të mirë për të reaguar më herët, në minutën e 19-të, por James Trafford u tregua vendimtar, duke pritur me mjeshtëri goditjen e dënimit të Mathias Jensen.

Në pjesën e dytë, City shtoi presionin dhe vulosi fitoren në minutën e 67-të.

Savinho realizoi pas një aksioni individual, kur pas depërtimit në zonë dhe një devijimi nga mbrojtja, topi përfundoi në rrjetë për golin e dytë.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon rrugëtimin në kupë, ndërsa vëmendja tani zhvendoset te Premier League, ku pas tre ditësh “Qytetarët” do të presin West Ham në “Etihad Stadium”. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement