Messi merr dhuratë luksoze prej 1.2 milionë dollarësh gjatë vizitës në Indi - Gazeta Express
string(75) "messi-merr-dhurate-luksoze-prej-1-2-milione-dollaresh-gjate-vizites-ne-indi"

Sport

Gazeta Express

17/12/2025 22:04

Messi merr dhuratë luksoze prej 1.2 milionë dollarësh gjatë vizitës në Indi

Sport

Gazeta Express

17/12/2025 22:04

Lionel Messi ka qenë për vizitë në Vantara, qendrën për ruajtjen e jetës së egër në Jamnagar, Indi, ku mori një dhuratë spektakolare nga Anant Ambani.

Ikonës së futbollit iu dhurua një orë shumë e rrallë Richard Mille RM 003-V2 GMT Tourbillon, me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë.

Ora është një edicion i limituar për Azi dhe konsiderohet një kryevepër teknike, ndërsa Messi u pa duke e mbajtur menjëherë pas dhurimit. Ky moment u bë shpejt viral dhe u pasqyrua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, Messi u prit sipas traditave indiane dhe vizitoi nga afër projektin Vantara, i cili synon të bëhet një nga nismat më të mëdha për mbrojtjen e kafshëve të egra në Indi, duke i dhënë projektit jehonë globale. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement