Tifozët e Trabzonit "të çmendur” pas Muçit, i bëjnë thirrje klubit ta blejë lojtarin: Paratë i mbledhim ne - Gazeta Express
string(102) "tifozet-e-trabzonit-te-cmendur-pas-mucit-i-bejne-thirrje-klubit-ta-bleje-lojtarin-parate-i-mbledhim-ne"

Futboll

Gazeta Express

17/12/2025 8:48

Tifozët e Trabzonit “të çmendur” pas Muçit, i bëjnë thirrje klubit ta blejë lojtarin: Paratë i mbledhim ne

Futboll

Gazeta Express

17/12/2025 8:48

Forma e shkëlqyer që ka treguar Ernest Muçi te Trabzonspori dhe fakti që është lidhur shumë shpejt me mbështetësit e kësaj skuadre, ka bërë që të nisin menjëherë thirrjet ndaj klubit që të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Beshiktashi, edhe pse nuk kanë kaluar ende 6 muaj nga huazimi i tij.

Muçi i ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe sipas Hasan Bahadir, presidentit të shoqatës së tifozëve të Trabzonspor, ajo që e bën më shumë pjesë të klubit është fakti se ai ka festuar çdo gol edhe ndaj skuadrës që zotëronte kartonin e tij.

“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjen se ka në zotërim këtë tribunë”, tha Bahadir, i cili më pas bëri një propozim shumë të veçantë, që vetë tifozët të mblidhnin një shifër për të paguar kartonin e Muçit, që është caktuar 8,5 milionë euro nga Beshiktashi, përcjell tch.

“Në ato momente, ne kuptuam këtë: që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por të shikimi dhe reagimi. Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje, le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti”, ishte thirrja e tij për tifozët e tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement