Për herë të dytë radhazi, Edlir Tetova i Egnatisë shpallet “Trajneri i Vitit” - Gazeta Express
string(74) "per-here-te-dyte-radhazi-edlir-tetova-i-egnatise-shpallet-trajneri-i-vitit"

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:17

Për herë të dytë radhazi, Edlir Tetova i Egnatisë shpallet “Trajneri i Vitit”

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:17

Për të dytin vit radhazi, trajneri i Egnatisë, Edlir Tetova është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit 2025”.

Ai pati një tjetër edicion të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.

Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.

“Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi”, shkruan FSHF-ja./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement