Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, mund të bëjë paraqitjen e tij të parë këtë sezon të martën në mbrëmje, pasi Hansi Flick konfirmoi se portieri numër një, Joan Garcia, nuk do të luajë.
“Blaugranët” përballen me Guadalajaran në Copa del Rey jashtë fushe.
Ter Stegen ishte jashtë aktivitetit deri javën e kaluar pas një operacioni në shpinë më herët këtë vit.
Flick shpjegoi se Joan Garcia do të mbetej zgjedhja e tij e parë pavarësisht rikthimit të kapitenit të Barcelonës.
Ka pasur shumë spekulime mbi të ardhmen e ter Stegen, duke marrë parasysh se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka bërë të qartë se ai duhet të luajë për të qenë portieri numër një në Botëror. Një lëvizje me huazim për ter Stegen është përmendur si mundësi.
“Kjo është vendimi i tij. Ne folëm për situatën e tij dhe e respektoj shumë Marc, sepse është një portier fantastik. Ai është një lojtar i shkëlqyer për ne dhe gjithashtu një person i mirë për skuadrën, por në fund është vendimi i tij dhe ai duhet ta marrë. Kjo është çështja,” tha Flick për “ESPN”.
Megjithëse Wojciech Szczesny ishte i sëmurë të shtunën gjatë fitores së tyre ndaj Osasunës për shkak të një infeksioni të stomakut, ai u rikthye në stërvitje të hënën. Nuk është e qartë nëse ter Stegen apo Szczesny do ta zëvendësojnë atë.
“Joan do të pushojë. Por sot nuk është dita për të marrë vendime [se kush do të luajë]. Dua të pres deri nesër. Sigurisht, Marc është një portier fantastik. Në portë kemi tre lojtarë të shkëlqyer. Jam shumë i kënaqur për këtë. Do të shohim çfarë ndodh. Por është e qartë çfarë kam thënë më parë: Joan është numër 1. Nga aty, do të shohim çfarë ndodh. Tek [Szczesny] luajti një sezon fantastik sezonin e kaluar, fituam tre trofe me të. Edhe këtë sezon, kur Joan ishte i dëmtuar, ai na dha stabilitet. Për mua, Tek nuk është vetëm në fushë, por edhe në dhomën e zhveshjes, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha ai./GazetaExpress/