Qendra e fuqishme amerikane – Andrew Gordon rikthehet në basketbollin kosovar, kësaj radhe si pjesë e Vëllaznimit.
Lojtari i gjatë 207 centimetra është i njohur për basketbollin tonë dhe për paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar.
Përveç Trepçës, Gordon ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators.
Lojtari në karrierën kolegjiale ka luajtur me West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs!