Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin sportiv Favorit.

Ai është sqaruar në Favorit për rastin me gjyqtarin Egzon Dakajn, për të cilën u tha se trajneri e ka sulmuar fizikisht.
Ai ka mohuar kategorikisht sulmin fizik, duke thënë se kurrë ai nuk e bën një gjë të tillë.
“Ndryshon sulmi fizik prej fjalosjes me të. Unë nuk e kam sulmuar fizikisht. Por, ai atë ditë (në ndeshjen ndaj Gjilanit), duket se ka ardhur me mision të caktuar. Kam 10 lojtarë dëshmitarë se ai ka dashur me çdo kusht të na japë edhe një karton të kuq, pas atij të Gnapit në minutën e gjashtë. Ai ishte skandaloz në atë ndeshje”, tha Batatina./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...