Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka dhënë një deklaratë të çuditshme, që ka habitur shumë në Favorit.

Ai ka thënë se në Superligën e Kosovës janë sjellur topa jocilësorë, imitim e nuk janë origjinalë.
“Topat që janë sjellur në Superligë e Ligë të Parë, nuk janë origjinalë nga brendi ADIDAS, janë thjesht imitim… Janë ankuar shumë trajnerë, andaj unë po ua përcjell ankesën”, tha ai./GazetaExpress/