Kryederbi i Kosovës përfundon 1-1, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët - Gazeta Express
string(64) "kryederbi-i-kosoves-perfundon-1-1-drita-dhe-gjilani-ndajne-piket"

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 15:05

Kryederbi i Kosovës përfundon 1-1, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 15:05

Drita dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në kryederbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës, në një përballje të zjarrtë dhe emocionuese nga minuta e parë deri në fund.

Arb Manaj hapi rezultatin për Dritën pas 75 minutash lojë, por gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi Armend Thaqi barazoi për Gjilanin me një supergol nga gjuajtja e lirë (79’).

Të dyja skuadrat krijuan raste të shumta për të fituar, por nuk arritën t’i konkretizonin. Pas këtij barazimi, Drita qëndron në vendin e pestë me 25 pikë, ndërsa Gjilani renditet një pozitë më poshtë me 23 pikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement