Chelsea ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Dayot Upamecano. Francezi 27-vjeçar pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg, pasi kontrata e tij aktuale me kampionët e Gjermanisë skadon në fund të sezonit.
Upamecano u formua në akademinë e Red Bull Salzburg, përpara se të transferohej te RB Leipzig në vitin 2017, ku zhvilloi 154 ndeshje dhe u shndërrua në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesligë. Performancat e tij e çuan në Bayern Munich në verën e vitit 2021, ku deri më tani ka regjistruar mbi 160 paraqitje në të gjitha garat.
Gjatë kohës së tij në Bavari, Upamecano ka fituar tre tituj të Bundesligës, tre Superkupa të Gjermanisë, si dhe Ligën e Kombeve me Francën, ku ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Sipas raportimeve, Chelsea ka zhvilluar tashmë bisedime për një transferim të mundshëm të lirë në verën e vitit 2026, në rast se palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës me Bayern Munich.
Klubi londinez e sheh francezin si një përforcim ideal për prapavijën, duke marrë parasysh mungesën e përvojës në repartin defensiv.
Megjithatë, Chelsea nuk është e vetmja skuadër e interesuar. Manchester City, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona po monitorojnë nga afër situatën e mbrojtësit, çka e bën garën për firmën e tij edhe më të fortë. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...