Volejboll: Ferizaj e fiton Kupën e Pavarësisë, e mposht në finale Pejën - Gazeta Express
string(69) "volejboll-ferizaj-e-fiton-kupen-e-pavaresise-e-mposht-ne-finale-pejen"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/11/2025 17:09

Volejboll: Ferizaj e fiton Kupën e Pavarësisë, e mposht në finale Pejën

Sporte tjera

Gazeta Express

30/11/2025 17:09

Ferizaj është shpallur kampion i Kupës së Pavarësisë 2025, pas një superfinaleje dramatike ndaj Pejës, që u vendos vetëm pas pesë seteve të zjarrta.

Seti i parë ishte një maratonë e vërtetë, me dy skuadrat që luftuan për çdo pikë, por në fund Ferizaj u tregua më i ftohtë duke e mbyllur 30-28. Peja reagoi menjëherë dhe e fitoi setin e dytë 25-22, duke rikthyer ekuilibrin.

Në setin e tretë, ferizajasit dominuan me ritëm më të lartë dhe lojë të disiplinuar, por Peja nuk u dorëzua dhe mori setin e katërt, duke e çuar ndeshjen në tie-break.

Seti i pestë ishte kulmi i emocioneve: Ferizaj mbajti epërsi të lehtë dhe, pas një fundi dramatik, triumfoi 15-13, duke ngritur trofeun e parë të këtij edicioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement