Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj kritikave të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, lidhur me pagesat për ish-nënkryetarin e Komitetit të Arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira.
Në një fjalim në Andorra, Laporta e quajti obsesionin e Madridit ndaj Barcelonës si “Barcelona-itis”, duke thënë se Reali po përpiqet të justifikojë akuza pa bazë.
Ai shtoi se arbitrimi historik ka favorizuar shpesh Madridin dhe se Blaugranët kurrë nuk kanë dhënë ryshfet, shkruan Gazeta Express.
Laporta gjithashtu komentoi marrëdhënien e Real Madrid me La Liga dhe presidentin Javier Tebas, duke akuzuar Los Blancos për përpjekje për të zëvendësuar Tebas për interesa të tyre.
“Ne jemi një ekip i admiruar globalisht për stilin dhe suksesin tonë. Nuk ka nevojë për justifikime të dobëta,” tha Laporta. /GazetaExpress/