Cristiano Ronaldo hap klub super-ekskluziv në zemër të Madridit - Gazeta Express
string(63) "cristiano-ronaldo-hap-klub-super-ekskluziv-ne-zemer-te-madridit"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 11:22

Cristiano Ronaldo hap klub super-ekskluziv në zemër të Madridit

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 11:22

Cristiano Ronaldo vazhdon të zgjerojë aktivitetet e tij jashtë futbollit. Përveç pagës së majme te Al Nassr, kontratave të shumta reklamuese, zinxhirit të hoteleve, qendrave të fitnesit, linjës së modës dhe produkteve ushqimore, ylli portugez tani po hyn në një tjetër fushë biznesi.

Sipas raportimeve të ChicRevista, Ronaldo do të hapë një klub privat ultra-ekskluziv në Milla de Oro, zonën më luksoze të Madridit.

Klubi pritet të jetë i orientuar vetëm për elitat, me rregulla të rrepta që përfshijnë ndalim të telefonave dhe fotografive, shkruan Gazeta Express.

Anëtarësia mund të kushtojë deri në 15,000 euro, duke ofruar qasje në tre restorante dhe një bar vere brenda klubit.

Projekti synon të krijojë një hapësirë private dhe të rafinuar për klientelën e lartë të kryeqytetit spanjoll.

Ronaldo mbetet i lidhur fort me Madridin pas viteve të tij të suksesshme te Real Madrid, dhe ky investim i ri e forcon edhe më shumë prezencën e tij në qytet.