Milionat po vërshojnë në Gjilan: Fitorja ndaj Shkëndijës ia mbush arkën Dritës - Gazeta Express
string(77) "milionat-po-vershojne-ne-gjilan-fitorja-ndaj-shkendijes-ia-mbush-arken-drites"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 8:53

Milionat po vërshojnë në Gjilan: Fitorja ndaj Shkëndijës ia mbush arkën Dritës

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 8:53

Kampioni i Kosovës, Drita, ka shtuar edhe 400 mijë euro në arkën e saj pas fitores së madhe 1:0 ndaj Shkëndijës, në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Konferencës, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për “Intelektualët” në garën e tretë evropiane për nga rëndësia, duke vazhduar serinë pozitive në këtë edicion historik për klubin gjilanas.

Deri më tani, vetëm nga faza e grupeve, Drita ka grumbulluar 1 milion e 66 mijë euro, ku përfshihen 400 mijë euro nga fitorja ndaj Shelbourne dhe 266 mijë euro nga dy barazimet e para, shkruan Gazeta Express.

Shuma pritet të rritet edhe më tej, pasi Dritën e presin edhe dy sfida të forta kundër AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.

Në anën tjetër, klubi gjilanas praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Ligës së Konferencës, që nënkupton edhe një shpërblim shtesë prej 300 mijë eurosh.

Në total, që prej hyrjes së saj në garat evropiane, Drita ka arritur të arkëtojë mbi gjashtë milionë euro, duke u shndërruar në njërën nga skuadrat më të suksesshme kosovare në aspektin financiar dhe sportiv në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress/