Hakohet llogaria e Obamës në Instagram, shfaqen postime të çuditshme - Gazeta Express
string(67) "hakohet-llogaria-e-obames-ne-instagram-shfaqen-postime-te-cuditshme"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 14:15

Hakohet llogaria e Obamës në Instagram, shfaqen postime të çuditshme

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 14:15

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Instagram e lidhur me ish-presidentin e SHBA-së Barack Obama është hakuar, ka raportuar fillimisht TMZ.

Shkelja u zbulua pasi disa postime të pazakonta u shfaqën në llogari, e cila përdor emrin @obamawhitehouse.

Postimi më i spikatur ishte një imazh i gjeneruar nga Al i shoqëruar nga një mbishkrim që përkthehej si: “Shtëpia e Bardhë është nën kontrollin e shiitëve”.

Hakeri thuhet gjithashtu se postoi edhe foto të tjera në llogarinë e cila ka 2.4 milionë ndjekës.

Një përfaqësues i Meta-s, e cila zotëron Instagram, konfirmoi shkeljen për TMZ dhe tha se llogaria është siguruar që atëherë.

E gjithë përmbajtja e paautorizuar është hequr gjithashtu.

Sipas TMZ, postimi i fundit legjitim në llogari u publikua më 20 janar 2017, ditën kur u inaugurua presidenti Donald Trump.

Nuk janë publikuar detaje se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement