Skena të turpshme në Europa League: Tifozët e Young Boys shkaktojnë kaos në Aston Villa - Gazeta Express
string(88) "skena-te-turpshme-ne-europa-league-tifozet-e-young-boys-shkaktojne-kaos-ne-aston-villa-2"

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 20:17

Skena të turpshme në Europa League: Tifozët e Young Boys shkaktojnë kaos në Aston Villa

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 20:17

Ndeshja e Europa League mes Aston Villa dhe Young Boys u errësua nga skena të dhunshme nga tifozët mysafirë, pas avantazhit 2-0 të vendasve para pjesës së parë.

Siç raportoi komentatori Sam Matterface për TNT Sports, policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën, ndërsa tifozët hodhën gota, shtyjnë dhe sulmuan forcat e rendit, përcjell Gazeta Express.

Lojtarët e Young Boys u përpoqën të ndërhynin për të qetësuar skenat.

Ngjarjet e dhunshme kanë lënë një njollë mbi këtë përballje dhe pritet që klubi zviceran të gjobitet për sjelljen e tifozëve të tij. /GazetaExpress/