Drita-Shkëndija, formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(35) "drita-shkendija-formacionet-zyrtare"

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 19:57

Drita-Shkëndija, formacionet zyrtare

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 19:57

Stadiumi Fadil Vokrri do të presë sonte një përballje emocionuese të Ligës së Konferencës, ku Drita do të jetë nikoqire e Shkëndijës së Tetovës.

Klubi kosovar renditet aktualisht i 13-ti me pesë pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e 25-të me katër pikë. Megjithatë, ndeshja cilësohet si vëllazërore, dhe tifozët e dy ekipeve – Intelektualët dhe Ballistët – premtojnë spektakël në tribuna.

Trajnerët Zekirija Ramadani dhe Jeton Beqiri kanë konfirmuar se do të nisin me lojtarët më të mirë në dispozicion, duke synuar një performancë të fortë në fushë. Ndeshja nis në orën 21:00, duke premtuar emocione të mëdha për të gjithë tifozët./GazetaExpress/

Formacionet Zyrtare: