Skuadra kombëtare e Portugalisë U-17 bëri histori, duke u shpallur kampione e Botës pas një fitores 1–0 ndaj Austrisë në finalen e së enjtes.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 31-të të pjesës së parë, kur Duarte Cunha dërgoi një pasim të ulët në zonë dhe sulmuesi Anísio Cabral nuk gaboi, shkruan Gazeta Express.
Fitorja vjen pas një kampionati të shkëlqyer dhe konfirmon potencialin e një gjenerate të re dhe premtuese të futbollistëve portugezë.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Italia mundi Brazilin pas penalltive 4–2, pas një barazimi pa gola në kohën e rregullt.
Me këtë triumf, Portugalia bashkohet me vende si Franca, Gjermania, Zvicra dhe Anglia, secila me një titull në këtë kategori, ndërsa Brazil dhe Nigeria mbeten rekordmenët me nga katër trofe. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...