Sonte derbi shqiptar në Ligën e Konferencës, Drita përballë Shkëndijës në “Fadil Vokrri” - Gazeta Express
string(85) "sonte-derbi-shqiptar-ne-ligen-e-konferences-drita-perballe-shkendijes-ne-fadil-vokrri"

Futboll

Gazeta Express

27/11/2025 8:44

Sonte derbi shqiptar në Ligën e Konferencës, Drita përballë Shkëndijës në “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

27/11/2025 8:44

Dy ekipet shqiptare, Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova do të përballen me njëra tjetrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës dhe një ditë para Ditës së Flamurit.

Sonte në Prishtinë do të jetë një festë e madhe e futbollit, shkruan Gazeta Express.

Siç janë shprehur nga të dyja klubet, kjo ndeshje do të jetë një ndeshje vëllazërore.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e 13-të me pesë pikë gjithsej, ndërsa Shkëndija është në vendin e 21-të me një pikë më pak.

Mbi 9 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje, ndërsa pritet që numri i tifozëve të kalojë 10 mijë.