Vdekja e papritur e Shpat Kasapit la të tronditur edhe mikun e tij, Ermal Fejzullahun.
Këngëtari publikoi një fotografi të viteve të rinisë me Shpatin, përmes të cilës kujton nisjen e karrierës së bashku.
“Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty të cilat do t’i ruaj tërë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla”, ka shkruar Fejzullahu.
Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçar dhe sipas raportimeve nga mediat maqedonase, ai nuk arriti t’i mbijetonte një arresti kardiak.

Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...