Një tjetër fushë po i shtohet Tiranës, punimet në Shtëpinë e Futbollit hyjnë në fazën finale - Gazeta Express
string(91) "nje-tjeter-fushe-po-i-shtohet-tiranes-punimet-ne-shtepine-e-futbollit-hyjne-ne-fazen-finale"

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 12:43

Një tjetër fushë po i shtohet Tiranës, punimet në Shtëpinë e Futbollit hyjnë në fazën finale

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 12:43

Punimet për ndërtimin e fushës së tretë në kompleksin “Shtëpia e Futbollit” po ecin me ritme shumë të mira dhe tashmë ka përfunduar edhe procesi i mbjelljes së barit, duke hyrë kështu në fazën finale të projektit.

Pritet që brenda pak javësh fusha të jetë plotësisht gati për përdorim, duke u kthyer në një tjetër hapësirë moderne në shërbim të ekipeve kombëtare të moshave, si edhe për zhvillimin e turneve zhvillimorë e kualifikues të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Administratori i kompleksit, Ledio Ndini, në një prononcim për fshf.org, thekson rëndësinë e këtij investimi si për futbollin shqiptar ashtu edhe për qytetin e Tiranës, ku mungesa e fushave sportive është e ndjeshme.

“Ky është një investim i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për qytetin e Tiranës, pasi i shtohet një fushë e re moderne dhe bashkëkohore. Kjo fushë do të shërbejë për ekipet kombëtare të të gjitha moshave, por edhe për turnetë që do të zhvillohen nga FSHF. Synimi ynë është i thjeshtë, të rrisim cilësinë e terreneve sportive dhe të ofrojmë kushte sa më të mira. Jo vetëm në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, por edhe kudo ku investon FSHF”, – thotë Ledio Ndini për fshf.org.

Me përfundimin e kësaj fushe, kompleksi “Shtëpia e Futbollit” do të pasurohet me një tjetër terren bashkëkohor, që do të ndihmojë në zhvillimin e talenteve të rinj dhe përmirësimin e kushteve për përgatitjen e ekipeve kombëtare.