“Ups… fiken dritat…”, Kombëtarja e Zvicrës mbetet në terr, pasi ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri” - Gazeta Express
string(96) "ups-fiken-dritat-kombetarja-e-zvicres-mbetet-ne-terr-pasi-ndalet-rryma-ne-stadiumin-fadil-vokrri"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 21:45

“Ups… fiken dritat…”, Kombëtarja e Zvicrës mbetet në terr, pasi ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 21:45

Kombëtarja e Zvicrës sonte e ka zhvilluar stërvitjen e saj të fundit, para ndeshjes me Kosovën nesër.

“Helvetikët” u stërviten nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mirëpo, në një pjesë të stërvitjes, zviceranët mbeten në terr, pasi rryma u ndal në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, duket se kombëtarja zvicerane e mori me sportivitet këtë situatë.

“Upss… fiken dritat…”, shkruan faqja zyrtare e kombëtares së Zvicrës në “Instagram”.

Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet nesër me fillim nga ora 20:45, e cila luhet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026./GazetaExpress/