Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur pas arritjes historike të play-offit të Botërorit të vitit 2026.
Ai është shprehur i lumtur me arritjen e Kosovës, teksa është shprehur optimist për play-offin.
Ai nuk ka harruar të falëndërojë edhe Amerikën.
“Emocionet jonë të forta, e dijmë se ku na çon kjo fitore. Nuk ka përfunduar gjithçka, por kjo ndeshje na jep qetësi. Kemi edhe një ndeshje, do ta kalojmë bashkërisht si ndeshjet e fundit. Do të tentojmë të fitojmë ndaj Zvicrës, që të tregojmë se jemi më meritorët në grup. Është një emocion i veçantë për ne sepse kjo Kupë e Botës mbahet në Amerikë, një vend që na ka ndihmuar në luftë. Falendërojmë Amerikën që na ka ndihmuar dhe na ka vënë në pah si shtet, që të arrijmë në këto nivele. Uroj dhe shpresoj që të jemi bashkë në Amerikë”, tha ai./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...