Sokoli: E shikova ndeshjen me Xuxin, tërë kohën i lutej Zotit për fitoren e Kosovës - Gazeta Express
string(81) "sokoli-e-shikova-ndeshjen-me-xuxin-tere-kohen-i-lutej-zotit-per-fitoren-e-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 23:20

Sokoli: E shikova ndeshjen me Xuxin, tërë kohën i lutej Zotit për fitoren e Kosovës

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 23:20

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.

Ai ka thënë se fitoren historike të Kosovës e shikoi së bashku me Xuxin – po ashtu i ftuar në “Favorit”.

“E shikova ndeshjen e Kosovës me Xuxin, tërë kohën i lutej Zotit për fitoren e Kosovës, edhe shante nga pak”, tha ai duke qeshur.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, duke siguruar vendin e dytë në tabelë, pozitë që të dërgon në “play-offin” e Botërorit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement