Djali i këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku, Amen, feston sot 2-vjetorin e lindjes.
Edhe pse çifti është ndarë prej rreth dy vitesh, Xhensila ka zgjedhur ta shënojë këtë ditë të veçantë me një dedikim të ndjerë dhe plot emocion për të voglin e saj, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve.
Në një postim në “Instagram”, këngëtarja ka ndarë disa foto të Amenit, duke i dedikuar atij fjalë të thella dashurie dhe mirënjohjeje. Ajo shprehet se ardhja e djalit në jetë e ka shpëtuar në një periudhë të vështirë dhe i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara.
Dedikimi i plotë i Xhensilës
“Amen,
Ti, bebe e bekuar, që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse që nuk dija të ishin të mundshme.
Ti me shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior. Falë teje, ndjej se mund të pushtojmë botën të tre së bashku.
Qëndro gjithmonë i mirë, ashtu siç erdhe.
Krishti qoftë gjithmonë me ty.
Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im. Të dua pa kushte. Mama Sila.”
Ky është një nga postimet më emocionalë të këngëtares, e cila edhe më herët ka treguar se lidhja me dy fëmijët e saj është forca më e madhe në jetën e saj.
Një periudhë e re në jetën e këngëtares
Pas ndarjes nga Bes Kallaku, Xhensila është përqendruar tek jeta e saj profesionale dhe rritja e fëmijëve. Kohët e fundit ajo është rikthyer në skenë dhe projekte të reja muzikore, por shpesh thekson se roli i saj më i rëndësishëm është roli i nënës.
Ndërkohë, Bes Kallaku ka uruar gjithashtu djalin në mënyrën e tij, duke ruajtur raport të mirë me fëmijët. /GazetaExpress/