‘Kush o ktu?’ – Ledri paralajmëron diçka të madhe këtë të mërkurë - Gazeta Express
string(60) "kush-o-ktu-ledri-paralajmeron-dicka-te-madhe-kete-te-merkure"

Muzike

Gazeta Express

10/11/2025 22:42

‘Kush o ktu?’ – Ledri paralajmëron diçka të madhe këtë të mërkurë

Muzike

Gazeta Express

10/11/2025 22:42

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet përkrah emrave të njohur të skenës shqiptare si Lum B, MC Kresha dhe Adion The Beat.

Me mbishkrimin intrigues:

“Kush o ktu? E mërkurë 19:00”, Ledri ka paralajmëruar një projekt të rëndësishëm që pritet të publikohet këtë të mërkurë në orën 19:00.

View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Në foto, reperët shfaqen me stil sportiv përpara një perdeje të kuqe, duke dhënë sinjale për një projekt muzikor që mund të sjellë energji dhe ritme të forta, të cilat fansat e muzikës shqiptare mezi po presin të dëgjojnë.

Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, ndërsa ndjekësit kanë filluar të spekulojnë se a do të jetë një këngë e re, një bashkëpunim special apo ndoshta një videoklip surprizë.

Me një bashkim të kaq shumë emrave të njohur të skenës, publiku pritet të përjetojë diçka epike dhe plot ritëm, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të zbulohet detaji i plotë i këtij projekti. /GazetaExpress/