Këngëtarja i bashkohet trendit të natyralitetit, duke marrë përgëzime nga fansat për pamjen e re.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë një ndryshim surprizues në pamjen e saj, duke vendosur të heqë mbushësin e buzëve. Lajmin e ka ndarë vetë artistja në rrjetet sociale, ku publikoi një foto dhe shkroi shkurt:
“Removed my lipfiller”.
Në imazhin e fundit, Dafina shfaqet me një pamje shumë më natyrale, ku vërehet qartë ndryshimi në buzët e saj. Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e përgëzuar për vendimin dhe duke vlerësuar që pamja e saj tani është edhe më elegante dhe e thjeshtë.
Ky hap i artistës vjen në një kohë kur shumë vajza dhe figura publike zgjedhin ndërhyrje estetike për të arritur buzë më të plota dhe tipare më të theksuara. Dafina, megjithatë, ka zgjedhur rrugën e kundërt, duke përqafuar trendin e natyralitetit dhe vetëpranimit.

Reagimet nga fansat kanë qenë kryesisht pozitive, duke thënë se këngëtarja duket më bukur se kurrë dhe se ky ndryshim i jep një energji më të freskët dhe më reale.
Dafina mbetet e njohur jo vetëm për muzikën dhe stilin e saj unik, por edhe për aftësinë për të sjellë ndryshime të guximshme në imazh – shpesh duke vendosur standarde të reja në skenën shqiptare.
Me këtë lëvizje, ajo duket se po dërgon edhe një mesazh të fortë:
Bukuria nuk ka nevojë të ekzagjerohet. /GazetaExpress/