Super përballje në basketboll - Gazeta Express
string(29) "super-perballje-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

09/11/2025 10:02

Super përballje në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

09/11/2025 10:02

Java e pestë e Superligës në basketboll do të sjellë përballje shumë interesante, ku veçohet derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Peja.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.

Bardhekaltrit e kanë nisur edicionin me tri fitore e një humbje, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje. Të dy skuadrat garojnë gjithashtu në Ligën ENBL, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Të dielën në Prizren do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Therandasit kanë një fitore e tri humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore në katër ndeshjet e para të elitës.