Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën.
Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e Madhe.
Për herë të parë Kombëtarja e Kosovës paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.
Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë.
Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.
Kosova tashmë i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën.