Diona Fona me dedikim emocionues për ish-partnerin: “E desha shumë, por ai nuk e përballoi famën…” - Gazeta Express
string(93) "diona-fona-me-dedikim-emocionues-per-ish-partnerin-e-desha-shume-por-ai-nuk-e-perballoi-famen"

Yjet

Gazeta Express

05/11/2025 19:17

Diona Fona me dedikim emocionues për ish-partnerin: “E desha shumë, por ai nuk e përballoi famën…”

Yjet

Gazeta Express

05/11/2025 19:17

Këngëtarja, Diona Fona, ka folur hapur për sfidat personale dhe profesionale që ka kaluar gjatë karrierës së saj, duke ndarë me publikun momente të ndjeshme nga jeta private.

 E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, artistja rrëfeu për presionin dhe pritshmëritë që shoqërojnë famën e hershme.

“Ka pasur shumë momente që kam menduar ta braktis famën. Kur je 18 vjeçe dhe të gjithë presin shumë prej teje, është sfidë e madhe. Presioni i njerëzve dhe pritshmëritë e mëdha ndonjëherë të lodhin, por unë e dua muzikën dhe nuk mund ta lë pas,” u shpreh Diona.

Bukuroshja foli gjithashtu për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen e kaluar, duke treguar se ish-partneri i saj nuk e ka përballuar presionin që vjen me famën:

“Kur ke famë, sidomos si artiste, ekziston një paragjykim i madh që nuk je vajzë e mirë. Është shumë e padrejtë. E kam dashur shumë. Kam menduar edhe të heq dorë nga gjithçka vetëm për dashuri.”

Diona shtoi se, përtej sfidave dhe paragjykimeve, ajo ka mësuar të vlerësojë pavarësinë dhe dashurinë për muzikën, duke mos e sakrifikuar talentin dhe karrierën për asgjë.

Ky rrëfim i saj ofron një pasqyrë të ndjeshme mbi balancimin e famës, dashurisë dhe vetërealizimit, duke treguar një fytyrë më të sinqertë dhe njerëzore të yllit të skenës shqiptare. /GazetaExpress/