Trepça e synon sonte fitoren e parë në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(54) "trepca-e-synon-sonte-fitoren-e-pare-ne-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

05/11/2025 11:15

Trepça e synon sonte fitoren e parë në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

05/11/2025 11:15

Kampionia e Kosovës, Trepça do ta ketë një sfidë shumë të vështirë sonte, ku do të ndeshet me skuadrën e njohur nga Greqia, PAOK.

Takimi do të zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30, në kuadër të grupeve të FIBA Europe Cup.

Në një grup të vështirë, ‘Xehetarët’ kanë tri humbje, ndërsa PAOK ka dy fitore e nj humbje.

Trepça në këtë edicion humbi në shtëpi nga Braunschweig-u me rezultat 84:70 dhe nga Anwil-i me rezultat 97:87.

Takimi i parë në Greqi ndërmjet PAOK-ut dhe Trepçës kishte përfunduar 85:74. /Gazeta Express