Me një minutë heshtje për nder të nënkryetarit të FASK-ut, Menduh Daka, i cili ndërroi jetë të shtunën, ka filluar gara Drag Race 3, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë.
Fitues të garës në divizionet përkatëse dolën Stathi Stair (AWD) dhe Labinot Syla (FWD/RWD).
Garuesi grek, Stathi Stair doli fitues i Klasës 9 e njëkohësisht edhe i Divizionit AWD, ndërsa ishte edhe koha më e shpejtë e garës.
“Jam shumë i kënaqur me mikpritjen, organizimin dhe garën në përgjithësi. Kam bërë shumë kilometra për të ardhur këtu, por ia ka vlejtur. Sigurisht që do të vij edhe në të ardhmen”, tha pas garës Stair, i cili ishte i shoqëruar me garuesit nga Shqipëria.
Deri te fitorja arriti me kohën 09.668 sekonda. Ai me Audi RS3 pati shpejtësi mesatare prej 251 km/h.

Në finale ai u përball me Jozef Marlekun i cili u diskualifikua pasi gjatë rrjedhës së garës gaboi tri herë, duke hyrë “në të kuqen”.
Në Divizionin FWD/RWD më i shpejti doli Labinot Syla.
Shtegun me gjatësi 402 metra, Syla me Opel Corsa Turbo e kaloi për kohën 11.964 sekonda, me shpejtësi mesatare 204 km/h.
Ai ishte garuesi i vetëm në Klasën 11 për këtë divizion.
Edhe në klasat tjera, në të dyja divizonet, pati rivalitet të madh.
Rezultatet:
Divizioni FWD-RWD
Klasa 11
1.Labinot Syla (Opel Corsa)
Klasa 12
1.Rinor Vërbovci (Seat Ibiza)
2.Imer Ibraj (BMW E60 535D)
3.Lavdat Vllahiu (BMW G30 530D)
Klasa 13
1.Ilir Tupella (Golf 2)
2.Arbenit Sefa (Golf 2)
3.Nusret Saiti (Golf4)
Klasa 14
1.Fatlind Kryeziu (Golf 5)
2.Edis Ziklic (BMW)
3.Damjan Siljanovski (Mercedes-Benz A)
Klasa 15
1.Armin Bacicanin (Golf 6)
2.Anel Rusovic (Golf 5)
3.Aleksander Sokolov (Mercedes-Benz A)
Klasa 16
1.Amsal Sulejmanovic (Golf 4)
2.Ideal Xhuraj (BMW E36)
Divizioni AWD
Klasa 9
1.Stathi Stair (Audi RS3)
2.Genart Begaj (BMW 540i X Drive)
Klasa 10
1.Ardian Berisha (BMW m340i)
2.Jeton Loshi (BMW 340xi)
3.Orhan Fetahi (Audi RS6)
Klasa 11
1.Spartak Iljas (Golf 5 GTI)
2.Adrit Dalipi (BMW M3 G80)
3.Albatrit Berisha (Audi RSQ8)
Klasa 12
1.Bardhyl Canolli (Audi RS3)
2.Endrit Kozhani (AMG GT63s)
3.Ardi Qerkini (BMW F10)
Klasa 13
1.Lorik Agaj (Mercedes E63)
Klasa 15
1.Besir Miftari (Audi S7)