Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(44) "bashkimi-debuton-ne-grupet-e-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

16/10/2025 12:41

Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

16/10/2025 12:41

Bashkimi do të debutojë sonte ne grupet e FIBA Europe Cup.

Prizrenasit për herë të parë garojnë në grupet e kësaj gare shumë të rëndësishme evropiane.

Nënkampioni i Kosovës është mysafir i Cibonës, takim që zhvillohet në Kroaci, edhe pse ishte e planifikuar të luhet në Prizren, megjithatë është zhvendosur në Kroaci, për shkak se palestra është e zënë me numërimin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

Cibona është një skuadër e njohur ballkanike dhe evropiane, e nuk do të jetë sfidë aspak e lehtë për Portokallezinjtë, që synojnë përfaqësim sa më të mirë në këtë garë.

Në Grupin J bëjnë pjesë edhe Dijon e Pallacanestro Reggiana, ku në sfidën e së mërkurës fitoi skuadra italiane në Francë me rezultat 88:96.

Ndeshja Cibona-Bashkimi do të zhvillohet sonte nga ora 18:30. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement