Peja nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos këtë fundjavë - Gazeta Express
string(61) "peja-nikoqire-e-kampionatit-ballkanik-te-xhudos-kete-fundjave"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/09/2025 16:59

Peja nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos këtë fundjavë

Sporte tjera

Gazeta Express

10/09/2025 16:59

Peja do të jetë qendra e sportit ballkanik këtë fundjavë, ku më 13 dhe 14 shtator 2025 zhvillohet Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Ekipe, një prej ngjarjeve më prestigjioze të rajonit.

Federata e Xhudos e Kosovës, për të tretin vit me radhë, është nikoqire e këtij eventi, i cili do të mbahet në Sallën e Sportit “Karagaç”.

Në këtë edicion pritet të marrin pjesë rreth 10 shtete, mes tyre Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Turqia.

Programi i garave

E shtunë, 13 shtator – zhvillohen garat individuale në këto kategori:

Meshkujt: -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg

Femrat: -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg

Ndeshjet preliminare fillojnë në ora 10:00, ceremonia e hapjes mbahet në ora 15:30, ndërsa blloku final nis në ora 16:00.

E diel, 14 shtator – në ditën e dytë zhvillohen garat ekipore në kategorinë Mixed Team, me fillim nga ora 10:00.

Federata e Xhudos e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë pjesë e këtij kampionati, duke mbështetur sportistët më të mirë të rajonit që do të zbresin në tapet. /GazetaExpress/