Kriza institucionale e krijuar tash gati pesë muaj ka goditur një numër institucionesh të pavarura. Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga organet tashmë me bord jofunksional si pasojë e moskontituimit të Kuvendit.
Megjithatë në këtë institucion thonë se po vazhdojnë kryerjen e detyrave të ditore në respektim të obligimeve ligjore.
“Aktualisht KPM ka mbetur pa kuorum për shkak të skadimit të mandateve të disa prej anëtarëve të saj, kështu që nga moskonstituimi i Kuvendit do të kemi vonesa në formimin e kuorumit të nevojshëm. Zyra Ekzekutive e KPM-së vazhdon me kryerjen e detyrave të saja ditore në respektim të obligimeve ligjore. Gjithashtu Plani i Punës për vitin 2025 është duke u zbatuar me efikasitet. Vonesa në konstituimin e Kuvendit do të rezultojë me grumbullimin e lëndëve të cilat kërkojnë vendimmarrje nga Komisioni dhe vonesa në trajtimin e tyre”, tha Dreshaj për rtv21
Por jo vetëm, KPM-ja. Nga bllokada në Kuvend pësuan edhe një numër institucionesh të tjera. Në listën e institucioneve të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale bëjnë pjesë edhe Gjykata Kushtetuese, Fondi i Kursimeve Pensionale, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, RTK-ja, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës e të tjera.
Për këto dhe institucione të tjera të pavarura Instituti i Kosovës për Drejtësi paralajmëron dëme të pariparueshme si pasojë e krizë institucionale.
“Mbi 17 organe janë duk funksionuar me borde funksionalë ose disa Prej tyre janë paralizuar. Dëmi në disa institucione është i pariparueshme derisa për disa rrezikon te bejet muajt vijues nëse buxhet të miratuar do ketë as projekte për vitin 2026.,…bllokada do ta rrezikojë miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve dhe agjencive”, tha Jakaj
Drejtori i Oda Consulting, politologu Erblin Hoxha ndërkaq thotë se çdo vonesë në krijimin e institucioneve të reja është thellim i krizës për qytetarët. Ai nuk pret formimi të qeverisë së shpejti.
“Çdo dite qe nuk kemi qeveri aq me keq puna ne praktik e kriza për qytetarin çdo dite thellohet. Çdo vonesë nuk është në të mirë të qytetarëve“, deklaroi Hoxha
Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të gjykatës Kushtetuese e cila definon konstituimin e tij ose jo, derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.