Shahini: Kosova po përballet me humbje të kohës dhe të përfitimeve financiare nga Planin e Rritjes - Gazeta Express
string(97) "shahini-kosova-po-perballet-me-humbje-te-kohes-dhe-te-perfitimeve-financiare-nga-planin-e-rritjes"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 8:45

Shahini: Kosova po përballet me humbje të kohës dhe të përfitimeve financiare nga Planin e Rritjes

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 8:45

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kritikuar institucionet e Republikës së Kosovës për, siç thotë ai, vonesa në përmbushjen e obligimeve që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Shahini në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se  Kosova po përballet me humbje të kohës dhe të përfitimeve financiare nga ky plan, i cili kap vlerën mbi 882 milionë euro.

Ai thekson se deri më tani vendi ka arritur të përfitojë rreth 61 milionë euro, që përbën vetëm rreth 7% të shumës së premtuar.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka qenë gjatë gjithë kohës kritikuese e institucioneve të Republikës së Kosovës për humbje të kohës dhe të përfitimit nga plani i rritjes ku janë mbi 882 milionë euro, dhe sot kur tashmë është bërë e ditur se rreth 61 milionë euro ne do t’i kemi në dispozicion, është vetëm 7% nga shuma e premtuar për Kosovën e që Kosova është zotuar që do t’i plotësojë mbi 111 kritere ose hapa të cilët duhet të merren. Po ashtu, Kosova për me i plotësua të gjitha këto duhet në faza-faza, deri në qershor duhet t’i plotësonte më së paku edhe nja 13 kritere, e që është afati shumë i shkurtër dhe besoj dhe shpresoj që Kosova do t’i arrijë këto. Nëse jo atëherë kriza politike do të bartet në krizën ekonomike dhe fajtorë janë politikanët. Po ashtu pritet që deri në fund të vitit institucionet e Kosovës t’i bëjnë edhe 27 kritere të tjera t’i plotësojnë për të arritur si përfitues i barabartë me regjionet e tjera, sepse Shqipëria dhe Serbia kanë marrë përafërsisht mbi 180 milionë euro deri tash, kurse Kosova tash ka filluar, për shkak të ngërçeve politike, për shkak të paqartësive politike dhe zbehjes së raporteve me faktorin ndërkombëtar”, tha Shahini.

Shahini deklaroi se nëse Kosova vazhdon të humbë edhe më tutje, përgjegjësi duhet të kërkohet në Prishtinë e jo në Bruksel.

 “Sa do një hap i vogël që ka marrë qeveria e Kosovës dhe këto marrëveshje që janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, mungesa e tyre neve na ka zgjatur, tash e dy vjet kemi qenë në sanksione dhe nuk kemi përfituar asgjë. Këtu duket se ata janë të mirë po ne nuk po e duam vetveten dhe përgjegjësia është tek votuesi jonë, tek institucionet tona, tek përgjegjësit në institucione. Prandaj nëse ne do të humbim edhe më tutje, ne duhet ta kërkojmë përgjegjësin në Prishtinë, jo në Bruksel”, tha ai.

Pas ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjeve të lidhura me Planin e BE-së për Rritje Ekonomike dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria, të enjtën Komisioni Evropian ka nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje sipas Planit të BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë kështu një stimul të rëndësishëm avancimit të reformave.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, parafinancimi përfaqëson 7% të totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi të favorshme në dispozicion të Kosovës në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike deri në fund të vitit 2027.Këto mjete, sipas njoftimit, do të përkrahin zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës dhe projekte kyçe në infrastrukturë të mbështetura nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), duke e afruar edhe më shumë Kosovën me BE-në.

“Prej 61.8 milionë eurove, sot në buxhetin e Kosovës janë bartur 28.74 milionë euro kredi, ndërsa shuma e mbetur – 33.04 milionë euro (17.73 milionë grante dhe 15.31 milionë kredi) – do të kanalizohet përmes ËBIF-it”, tha Nikola Gaon, zëdhënës i BE-së në Kosovë të enjtën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement