Skaf me defekt në det, Policia Kufitare shpëton tre persona në rrezik mbytjeje në Himarë - Gazeta Express
string(87) "skaf-me-defekt-ne-det-policia-kufitare-shpeton-tre-persona-ne-rrezik-mbytjeje-ne-himare"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 14:23

Skaf me defekt në det, Policia Kufitare shpëton tre persona në rrezik mbytjeje në Himarë

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 14:23

Një ngjarje e rrezikshme është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare në Himarë, ku tre shtetas u shpëtuan pasi skafi i tyre pësoi defekt dhe rrezikoi të mbytej në detin e zonës Grame–Brisani.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur pas një njoftimi të marrë nga Salla Operative e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërmorën menjëherë një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, i cili kishte pësuar një defekt teknik dhe po përmbytej, efektivët arritën të shpëtojnë tre shtetas që ndodheshin në bord. Ata u transportuan të sigurt drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore, falë ndërhyrjes së mjetit lundrues të Policisë.

Përkundër përpjekjeve për të tërhequr skafin drejt bregut, ai u fundos në det, por pa pasoja për jetën e personave në bord.

Policia Kufitare nënvizon përkushtimin për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve 24/7, veçanërisht gjatë sezonit turistik, dhe bën thirrje që çdo rast emergjence në det të raportohet menjëherë në numrin pa pagesë 112.