Distria e Nora e zbulojnë në Japoni rrugëtimin e vështirë drejt medaljeve olimpike - Gazeta Express
string(82) "distria-e-nora-e-zbulojne-ne-japoni-rrugetimin-e-veshtire-drejt-medaljeve-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/08/2025 11:41

Distria e Nora e zbulojnë në Japoni rrugëtimin e vështirë drejt medaljeve olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

19/08/2025 11:41

Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Expo Osaka 2025!

Më 16 dhe 17 gusht 2025, në Osaka të Japonisë, Kosova u prezantua me krenari në Expo Osaka 2025 përmes dy ikonave, kampioneve olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme e të mbushur me emocione, kampionet tona ndanë me publikun japonez historinë frymëzuese të suksesit të tyre, rrugëtimin nga sallat e vogla të stërvitjeve në Kosovë deri te majat e sportit botëror.

Ato realizuan demonstrime unike me fëmijë, duke dhuruar buzëqeshje, motivim dhe një shembull të fuqishëm se si sporti bashkon kultura dhe gjenerata.

Vizitorët patën mundësi të përjetojnë nga afër shpirtin e xhudos kosovare përmes fotove, bisedave miqësore dhe momenteve të paharrueshme, duke e kthyer këtë ngjarje në një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.

Ky ishte jo vetëm një çast krenarie për Kosovën, por edhe një urë e fortë miqësie dhe respekti mes popullit të Kosovës dhe atij të Japonisë.